Knaqesia Juaj Vendi Yne

By Big-Power
 

Euro 2008, sot ndeshjet e “grupit te hekurt”.
June 9, 2008

Ne diten e trete te Euro 2008 ne futboll, luhen sot dy ndeshjet teper interesante te Grupit C, qe konsiderohet “grupi i hekurt” i ketij kampionati. Ne oren 18 zhvillohet takimi Rumani-France, dhe ne 20 e 45 super-sfida Hollande-Itali. Ndeshjet transmetohen direkt nga TCH dhe Super-Sport, qe kane dhe ekskluzivitetin e ketij evenimenti. Nderkaq, mbreme u luajten  dy ndeshjet e para te grupit B, qe njohen si fitues Kroacine dhe  Gjermanine.

 

 

Euro 2008, Austri-Kroaci 0-1
June 8, 2008

Ne keto çaste ne stadiumin Ernst Hapel te Vjenes, luhet ndeshja Austri-Kroaci, e vlefshme per grupin B te Euro 2008, qe eshte ne rezultatin 0-1 dhe po transmetohet direkt nga TCH. Goli per kroatet eshte shenuar nga Modriç qe ne minuten e 4'. Nderkaq, ne oren 20 e 45 minuta zhvillohet sfida tjeter e ketij grupi, ajo mes Gjermanise dhe Polonise, qe do te transmetohet nga kanalet Premium te paketes Super-Sport.

 

 

Moto GP, Pedroza fiton Çmimin e Madh te Spanjes
June 8, 2008

Daniel Pedroza me Honda triumfoi sot ne Çmimin e Madh te Spanjes, ne kampionatin boteror, ne Moto Xhi-Pi. Piloti spanjoll eshte shkeputur qe ne xhirot e para, duke udhehequr deri ne fund garen. Ne vend te dyte eshte renditur Valentino Rosi, me Jamaha, i cili ka zhvilluar nje gare te shkelqyer pas nje dueli spektakolar me kampionin e botes ne fuqi, Kejsi Stoner, qe eshte renditur i treti. Rosi vazhdon te kryesoje renditjen e pergjithshme i ndjekur nga Pedroza, qe tashme ndodhet vetem 7 pike larg. Gara u transmetua direkt nga kanalet Premium te paketes Super-Sport.

 

 

Kampioni i boksit Mejuedher njofton largimin.
June 8, 2008

Kampioni absolut i botes, ne boks, ne peshat e mesme, Fllojd Mejuedhër, ka lajmeruar largimin e tij nga sporti. I pamundur asnje here ne boksin profesionist, Mejuedhër lajmeroi largimin nga sporti zyrtar, pasi nuk po gjen me deshire per t’u ndeshur ne ring.

 

 

Austri, masa te forta sigurie per ndeshjen Gjermani-Poloni.
June 8, 2008

Ne Austri jane forcuar masat e sigurise perpara ndeshjes Gjermani–Poloni. Policia ka arrestuar gjate nates disa persona pas perleshjeve mes tifoze te te dyja ekipeve. Po sot do te zhvillohet edhe ndeshja Austri-Kroaci. Dy ndeshjet e para te kupes se Europes ne futboll pane si fituese te ndeshjeve ne grupin A Cekine dhe Portugaline.

 

 

Maldini” S’do largohem nga Milani.
June 8, 2008

Paolo Maldini ka vendosur te mos largohet, siç kishte premtuar, pasi ka rinovuar edhe per nje vit kontraten e tij me Milanin. 40-vjeçari shenon me kontraten e re, vitin e tij te 24-et ne kete skuader, me te cilen ka vendosur edhe rekordet e 617 ndeshjeve ne Serine A dhe 173 te tjerave, ne Kupat Nderkombetare.

 

 

Kejsi Stoner niset i pari ne Spanje.
June 8, 2008

Kampioni i botes ne fuqi, per Moto XhiPi, Kejsi Stoner, me Dukati, do te niset i pari sot ne garen e rradhes te boterorit, qe zhvillohet ne Montmelo, te Spanjes. Australiani ka lene pas dy motorrat e Hondas zyrtare Pedrosa dhe Hajden, ndersa kryesuesi i deritanishem i kampionatit, Valentino Rosi, me Jamaha, do te niset vetem nga vendi i 9-te. Gara, ashtu si dhe provat e djeshme zyrtare do te transmetohen drejtperdrejt nga SuperSport, diten e sotme.

 

 

Cekia, fiton ne ndeshjen e pare te kampionatit europian.
June 7, 2008

Eshte mbyllur pak çaste me pare ndeshja peruruese e Euro 2008 ne futboll, Zvicer-Ceki, qe perfundoi me rezultatin 0-1. Ky takim u transmetua drejtperdrejt nga TCH dhe SuperSport, qe kane edhe ekskluzivitetin e ketij evenimenti.

 

 

Nisi sot Kampionati Europian, 2008.
June 7, 2008

Startoi sot evenimenti më i rendesishem futbollistik i vitit, Kampionati Europian 2008, qe zhvillohet ne Zvicer-Austri. Premiera e ketij kompeticioni eshte ndeshja Zvicer-Çeki, qe sapo ka nisur, ndersa ne 20 e 45 minuta, luhet sfida tjeter, Portugali-Turqi. Pas ketij edicioni informativ, do te mund te ndiqni lajme me te veçanta rreth europianit te futbollit, qe do te paraqiten ne nje minutash te posaçëm, prej gazetarit te njohur Elert Yzeiri. Europiani i futbollit eshte ekskluzivitet i paketes dixhitale Super-Sport dhe TCH, ndersa çdo dite, e azhornuar per ecurine e tij, do te jete edhe TAR.

 

 

Parlamenti europian kundershton 6 plus 5 te FIFA-as
June 7, 2008

Propozimi i fundit i FIFA-s, per mos - aktivizimin ne fushe te më shume se 5 lojtareve te huaj, nga skuadrat, nuk eshte mire-pritur prej Parlamentit Europian. Kete e beri te ditur, presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, pas takimit ne Bruksel me kreun e euro-parlamentit, Hans-Gert Potering, sipas te cilit, ky propozim i FIFA-s do te mbetet i pa-zbatueshem ne BE.  

By Big-Power

Se Pari Ju
Pershendesim
Perzemersisht Ju
faliminderit
qe keni vizituar
Site-in tone
Ju Mungojn Deshirat
Dhe Doni Ti Ralizoni
Atehere Vizito
Web Site
Big-Power.page.tl
Nese Ka Diqka
Nuk Shkon
Pse Nguron
Dergo E-Mail
thug_freestyle
@hotmail.com
Nese Ka Diqka
Qe Mungon Ketu
Pse Priton
Dergo Email
thug_freestyle
@hotmail.com
Lidhjet:

phpnuke.eu
· krenar.be
Tirana-Al.com
· prishtina-top
· KosovaLindore.Com
· vushtrria.se
· dashuria.eu
· drenica.eu
· dashuria.nl
· dashuria.biz
· udashurova.ch
· studioalbania.com
· dashuria.be
· drenica.info
· zemra.de
· tiranachat.net
· postribe.com
· radiojuniku.info
· juniku.eu
· prishtina.nl
· zerishqiptar.com
· kpn.at
· bmscomputers.nl
· atmaxha.com
· korenica.de
· liveradio.be
· drenica.biz
· albaradio.ch
· drenica.be
· dizhoni.com
· Zbavitu.ch
· Edonisa.ch
· Nikollashtejn.org
· albasite.com
· chat-shqip.com
· albavizo.com
Today, there have been 1 visitors (1 hits) on this page!
Web Site By Big-Power This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free