Knaqesia Juaj Vendi Yne

By Big-Power
 

Sejdiu: Dy misione nderkombetare, pas hyrjes ne fuqi te kushtetutes.
June 9, 2008

Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu deklaroi sot se pas hyrjes ne fuqi te kushtetutes, më 15 qershor, ne vend do te kete dy misione nderkombetare: UNMIK-u dhe EULEKS-i. Sejdiu shpjegoi se ato jane te bashkuara ne qendrimin, per te ndihmuar institucionet vendore, ne ruajtjen e integritetit territorial, si dhe sundimit te rendit e ligjit. Komentet pasuan takimin e kryetarit te Kosoves, me kryeministrin Hashim Thaçi.

 

Tre kompani te kualifikuara per privatizimin e ARMO-s.
June 9, 2008

Ministria e ekonomise, sapo njoftoi ne nje konference shtypi se 3 kompani jane kualifikuar nga komisioni i vleresimit te ofertave, per privatizimin e shoqerise shteterore te naftes, Armo. Te paret renditen amerikanet, e “Rifainëri Asosiejtid of Teksas”, me mbi 93 pike, lidhur me oferten 125 milion euro. Zedhenesja e ministrise se ekonomise, foli edhe per tenderin e sistemit te shperndarjes ne KESH.

 

Aksident ne Vlore, humb jeten 37 vjecari.
June 9, 2008

Nje 37 vjeçar humb jeten, ne nje aksident automobilistik, ne afersi te kripores, ne qytetin e Vlores. Gerti Mustafaraj, i cili po udhetonte me nje makine tip Fiat, u perplas me nje tjeter makine, tip “Honda”. Shkaku i aksidentit mendohet te kete qene shpejtesia e madhe, ndersa Mustafaraji humbi jeten, gjate rruges per ne spital.

 

Kosove: Thaci, thirrje per qetesi e stabilitet ne vend.
June 9, 2008

Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaçi, beri sot thirrje per qetesi e stabilitet, si dhe ruajtjen e unitetit politik. Apeli, vjen pas sulmit te tre diteve më pare ndaj shtepise se tij, ne Prishtine, kur ndodheshin vetem bashkeshortja dhe i biri. Policia ka arrestuar nje person, i akuzuar per tentative vjedhje ne shtepine e Thaçit. Ai po trajtohet ne spital, pasi mbeti i plagosur nga nje shkembim zjarri, me rojet e kryeministrit.

 

Forcat politike, paralizojne punen ne Gjykaten e Larte.
June 9, 2008

Konflikti mes forcave politike ne vend, ka paralizuar punen ne Gjykaten e Larte. Prej mese nje muaji Kolegjet e Bashkuara kane pushuar se ekzistuari. Nderkohe dekretet e Presidentit per 5 anetaret e rinj te Gjykates se Larte kane mbetur ne zyren e kryetares se kuvendit Topalli, per t’u verifikuar emerimet. Mesohet, se keto dekrete do te jete ne qender te diskutimit sot, ne mbledhjen e grupit demokrat.

 

KESH, hap tenderin per importin e energjise elektrike.
June 9, 2008

Koorporata elektro enegjitike shqiptare hapi sot tenderin per importin e energjise elektrike per periudhen nga 1 korrik-31 dhjetor. KESH-i kerkon, te importoje rreth 883 mije megavat/ore energji elektrike, ndersa fondi ne dispozicion eshte 77 milione euro. Mesohet se ne gare jane 7 kompani.

 

Frika nga termetet, trondit jugun e Shqiperise.
June 9, 2008

Jugu i Greqise eshte kapluar nga paniku i termeteve, meqe ende regjistrohen lekundje te vogela te tokes, qe sipas eksperteve, mund te çojne ne nje tjeter termet te forte, ne gadishullin e Peloponezit. Ky rajon, u godit dje nga nje termet 6.5 ballesh te shkalles Rihter, qe shkaktoi, zyrtarisht 2 te vdekur dhe rreth 100 te plagosur, veç demeve materiale, ndonese televizioni “Antena” flet per 4 te vdekur. Lekundjet kane qene te forta, dhe jane ndiere dje edhe ne nje pjese te madhe te Shqiperise.

Prokuroria, con per gjykim dosjen e gjyqtarit te Kavajes.
June 9, 2008

Prokuroria ben te ditur, se ka derguar per gjykim dosjen e gjyqtarit te Kavajes, Musa Malkurti dhe avokatit, Pjeter Ndreca, te akuzuar per marrje rryshfeti. Kjo mase eshte marre, pas denoncimit nga kamera e fshehte e emisionit “Fiks Fare”, qe faktuan se Malkurti kishte marre 2 mije euro nje klienti.

 

Tirane: Gjendet i vdekur shtetasi 45 vjecar.
June 9, 2008

Nje 45 vjeçar nga Bajram Curri, ka humbur sot jeten, ne Tirane. Mesohet, se viktima eshte Hysen Haxhiaj, i cili eshte gjetur i vdekur prane stacionit te trenit, ne kryeqytet. Haxhiaj ishte shef finance i paraburgimit ne Tropoje. Trupi i pajete eshte derguar ne morgun e Tiranes, ndersa policia dyshon, se vdekja ka qene aksidentale.

 

Sekuestrohen 40 kg droge ne Gjirokaster.
June 9, 2008

40 kg droge, te llojit marihuane, u sekuestruan sot nga policia e Gjirokastres, ne gryken e Bogazit. Mesohet, se 3 trafikantet te cilet po transportonin lenden narkotike, ne disa canta, e kane braktisur mallin e tyre, kur kane pare policine. Forcat e rendit nuk kane mundur te bejne asnje arrestim, pasi personat qe kishin ne pronesi drogen, u larguan. Droga e sekuestruar, ishte e destinuar per tregun grek.

 

By Big-Power

Se Pari Ju
Pershendesim
Perzemersisht Ju
faliminderit
qe keni vizituar
Site-in tone
Ju Mungojn Deshirat
Dhe Doni Ti Ralizoni
Atehere Vizito
Web Site
Big-Power.page.tl
Nese Ka Diqka
Nuk Shkon
Pse Nguron
Dergo E-Mail
thug_freestyle
@hotmail.com
Nese Ka Diqka
Qe Mungon Ketu
Pse Priton
Dergo Email
thug_freestyle
@hotmail.com
Lidhjet:

phpnuke.eu
· krenar.be
Tirana-Al.com
· prishtina-top
· KosovaLindore.Com
· vushtrria.se
· dashuria.eu
· drenica.eu
· dashuria.nl
· dashuria.biz
· udashurova.ch
· studioalbania.com
· dashuria.be
· drenica.info
· zemra.de
· tiranachat.net
· postribe.com
· radiojuniku.info
· juniku.eu
· prishtina.nl
· zerishqiptar.com
· kpn.at
· bmscomputers.nl
· atmaxha.com
· korenica.de
· liveradio.be
· drenica.biz
· albaradio.ch
· drenica.be
· dizhoni.com
· Zbavitu.ch
· Edonisa.ch
· Nikollashtejn.org
· albasite.com
· chat-shqip.com
· albavizo.com
Today, there have been 3 visitors (6 hits) on this page!
Web Site By Big-Power This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free