Knaqesia Juaj Vendi Yne

By Big-Power
 



Ti shqa thërret,
ti shqa bërtet,
gjer lartë në retë
se jam barbar.

Jo, s'jam
si bërtet ti,
si buçet ti,
ti, Mal i Zi.

Po vendin tim e dua,
lirinë e dua,
e s'dua
zot
mbi mua.

Kënga e parë

QËNDRIMI

Se jam këtu kur s'kish njeri,
kur s'kish kufi
as fqinjëri,
as shqa të zi.

Se jam këtu kur Mal i Zi
ish Iliri;
kur nga një det në tjetrin det
isha zot vetë!
Unë jam këtu nga moti
kur vetë Zoti
e bëri fushën fushë
e malin mal.

Unë jam këtu e do të jem
- dem baba dem -
sa mali të bëhet hi
e hiri mal përsëri.
Ma thonë emrin Asim Qerim
mbetur jetim
që në vegjëli.
Jam si më sheh
e si më njeh;
kësulëbardhë e kryelidhur,
kryelidhur me një shami;
me tri shami
për trimëri!

Jam eshtërmadh,
i vrazhdë jam,
e bojalli -
dhe sytë e mi
janë plotë shkëndi
si batërdi.
Dhe kam uri
si s'ka njeri -
për drejtësi
e për liri.
Si të gjithë asimët
e të gjithë qerimët
e vendit tim.

Ma thonë emrin Asim Qerim
mbetur jetim
që në vegjëli;
se babën tim ma vranë
naçallnikët,
podporuçnikët
edhe gllavnikët.

Ma vranë
se urdhër dha vojvodi
e krali vetë:
"Të vritet!"
Se ish kosovar
dhe se ish zot
mbi këtë dhe!

Dhe tokën që kisha nga baba
nga gjyshi
rrënjë pas rrënjë -
prej qindra vjet,
prej mijëra vjet,
ma morën.
Ah!
Ma morën vatanin
që e desha si xhanin!

Ma morën,
me armë në duar,
me gjak nëpër duar.
Agrarët!
Xhandarët!
Tyxharët!
Të gjithë tok
u bënë shok;
si sorrat
për kërrmë.

Oborin ma morën
gjer në shtëpi
dhe ngrenë për vete shtëpi
në sytë e mi!
Dhe unë,
ja, unë,
që isha zot
që qëmot,
mbeta pa dhé,
bujk pa dhé,
bari pa kopé -
këtu
në dheun tim.

Dhe plori m'u ndryshk,
hambari m'u myshk...

Po shpresa s'mu vyshk!
Kënga e dytë

DURIMI

Durova,
durova,
sa nuk duron njeri,
as Përëndi!

Më thanë të shkruhem vojnik
e mynafik
i kombit tim.

Më dhanë armë të vras
vëllanë,
sipas kanunit
të gjakut...
Po s'desha!

Dhe në e bëra ma falni,
se jam gjaknxehtë.

Më thanë të ngrihem të ik
ku qielli puthet me dhenë;
Stamboll,
Anadoll,
e më tej.
Se vetëm andej
paska për ne
popull pa zot -
vend boll...

Po malli i tokës s'më la,
po malli i fushës s'më la,
as gjaku i babës s'më la.

Dhe mbeta këtu,
i huaj,
si qen,
në vendin tim,
të babës tim...
Mbeta rajá,
e ndër rajá,
si për hatá;

në uri,
në qesëndi,
në skllavëri
të shqaut të zi.

Më thanë të ik në Allbani,
vatan i ri
i kombit tim,
si shkoi Selmani,
Hasani
e Dani.

Po dot nga toka s'u ndava
dhe mbeta të jem
ku jam
e ku do të jem.

Më thanë të shkoj në sheher
të shqahut të madh,
me sharrën në krah,
me kryet përdhé,
jaban
e beter;
portë më portë,
derë më derë,
i mjerë
e zemër sterrë,
për një kotherrë
bukë.
Po malli i vendit s'më la.
Ah, malli i gjakut s'më la
e mbeta këtu,
rajá.

Ta shemba shqa kufirin
që ngrite ti
në vendin tim e përmbi varr
të babës tim.

Ta shemba,
ta dogja,
me zjarrin e shpirtit,
të vuajtjes
dhe të urrejtjes.

Me zemërim,
me vrull të madh,
e bubullimë
që s'ka mbarim

Se vjete ti më çave,
më ndave,
më vrave,

armik - lugat,
armik -xhelat!

Kënga e tretë

SULMI

Ti bëre azape - s'u tremba,
ti ngrite kufire me gjemba,
fortesa ti ngrite;
t'i shemba!

Tani,
tani,
atje ku ti,
o Mal i Zi,
ngrite kufi
që ndanin
e çanin
vëllazëri;
Hej!
Sot!
Shkon
e valon
parmenda!

T'i bëra të gjitha rrëmujë
dhe ty
gjurma t'u zhduk
si në ujë.

I bie arë mes për mes
e gjer në brez,
e përmbi brez,
humbas
me gaz
në grurin tim,
të dheut tim,
të babës tim,
të birit tim;
sot e përjetë,
jetë pas jetë!

Dhe ndie qysh flet,
me zë të qetë,
im atë vetë
nga balta poshtëë:

"Ta mbroni dhenë
ku eshtrat kam,
ku hi e tokë
e pluhur jam.

Ta mbroni dhenë
që e ushqej
dhe sot si dje,
me kurmin tim.

Ta mbroni dhenë,
me zjarr ta mbroni,
me gjak ta mbroni!
Të derdhni gjakun

me grushte plot -
po kurrë lotë,
as sot, as mot!
Se loti është robëri,
gjaku - liri!"

Kënga e katërt

NDËRTIMI

Jam eshtërmadh
e bojalli
e me japi,
si më sheh ti,
si më njeh ti.

Po kam një zemër
në gjoksin tim
që pa pushim
më rreh
si Drin.
Dhe babën tim kur e kujtoj,
lotoj...

Të pashë të vrarë, or Baba,
e pa qejfin, si për hata,
rreth e përqark me xhandërma.
Desha të qaj e s'qava dot,
e të bërtas, sbërtita dot,
pa asnjë lot, pa asnjë lot.

Dhe prita sot të derdh një lot.

Tani,
tani,
unë jam gati
të vdes që sot,
se rroj përmot;
mbytur me gjak,
po jo me lotë,
për këtë dhe,
q'e kam si fé
e përmbi fé.
E kam vatan,
e kam atdhe!

Hej!
Po buças me zë kabá,
sa të dëgjohet në qiell lá,
sa të dëgjojë fund e kreje
kush gjak shqiptari ka në deje:
Shaban - vëlla!
Destan - baba!
Hej!
Komb i lirë kosovar,
ti komb shqiptar, ti zot krenar,
ti djalëri - ti pleqëri,
bëru gati!
Bëru gati për vrull të ri,
ta djegësh botën,
ta bësh hi,
për liri,
për Shqipëri!

Kënga e pestë

QËNDRIMI

Tani,
tani!
- O Mal i Zi -
ja unë,
ja ti!

Po unë - jo ti,
se jam këtu kur s'kish njeri
dhe as kufi
as fqinjëri...

Unë jam këtu kur Mal i ZI,
me Shumadi,
me Dallmati - sa mban e gjitha Shqehëri,
ish Iliri!
Kur nga një det në tjetrin det
isha zot vetë!
Se jam këtu nga moti
kur vetë Zoti
e bëri fushën - fushë
e malin mal.

Unë jam këtu
e do të jem,
- dem baba dem -
sa mali të bëhet hi,
e hiri mal përsëri.


Mitrush Kuteli (Dhimitër Pasko, 1907 - 1966) është ndoshta shkrimtari i vetëm shqiptar që ka lënë ndonjë kult pas vetes. Meqë kultet letrare në kulturën shqiptare janë pothuajse gjë e panjohur, Mitrush Kuteli është tejet interesant në këtë pikëpamje dhe sikur të ish bërë i njohur për shkrime të fantazisë mitologjike, ai do të meritonte padyshim të krahasohej me autorin e Përrallës së Unazës, Tolkien.

Fatmirësisht për ne, Mitrush Kuteli u bë i njohur për veprat e tija me karakter nacionalist. Përderisa ish gjallë, po edhe pas vdekjes, motivet e theksuara kombëtare të veprave të tij ishin, gjatë periudhave të caktuara, shkak i mjaftueshëm për mosvlerësimin e tij si shkrimtar të madh. Duke i cilësuar veprat e tija si përkatëse te romantizmi i moçëm nacionalist, elita kulturore shqiptare padrejtësisht ia uli vlerat këtij shkrimtari origjinal.

Sidoqoftë, veprat e Mitrush Kutelit lexohen ende dhe pikërisht në atë mënyrë që është karakteristike për shkrimtarët e kulteve; gjithmonë nga një rreth i ngushtë lexuesish fanatikë e besnikë.

Ndër veprat e para të Kutelit vlejnë të përmenden përmbledhjet e tregimeve Netë Shqiptare, Ago Jakupi e të tjera rrëfime, Dashuria e barbarit Artan, etj.

Nga kreijimtaria e tij e mëvonshme : Pylli i gështenjave, Xinxifillua, Tregime të moçme shqiptare, Baltë nga kjo tokë. Kuteli i ka përpunuar edhe mitet shqiptare, si p.sh. atë të Mujit e Halilit, dhe pikërisht prezantimet e tija të këtij eposi kanë qenë një ndër arsyet që është zgjedhë titulli Lugjet e verdha për faqet kulturore të Shqipërisë së Lirë. Uebmasteri i këtyre faqeve nuk i ka harruar përrallat


Kjo poeme është marrë nga romani
<> shkruar nga shkrimtari i shquar Sulejman Krasniqi.
Gjithashtu ndodhet ne koleksionin e
dr. Gerhard Geseman ,,Heroische Lebensform zu Literatur und weskunde Ballkanische Patriarchalitet,,-Munchen- 1979.

KRENARI SHQIPTARI
Nuk te perulem, as te leshoj udhe!
Pse jam i vorfen,pa fajin tim, jam burrë!
Nuk te leshoj udhe, anise pjelle e nji bareshe!
Nuk te nenshtrohem,sikur të jesh bir i çdo mbretneshe!
Ti mund të kesh lindur ne djepin me ar,
i mbeshtjellun me mendafsh te bute e te papare;
ushqye me musht luleshqerrash e me mjalte,
pasanikja te këtë mbeshtjelle me brez te arte.
Po unë jam me i madh se ne kasolle vorfnie,
me buke, krype e fjale fisnikie
e ruejta, e mbrojta, u gjakosa për këtë toke,
nder motet ma te vështira pushken pata shok.
Ne lahuten time do gjesh historinë,
te lashtë sa rruzulli për mua,për Shqipërinë!
Më ka linde shqiptarja e ashper,e fortë,
midis dhenve dhe krismave, mbi shkambin e ftofte,
Më ka mbeshtjelle me shallin e leshte e te ngrohte,
peshtjellakun ma te mirë qe s'është pa ne botë!
Lidhun më ka me sixhim, loze manaferre.
Nuk më ka perkedhelun, por ushqye me tamel dele!
Dhe për këtë jam betue:
Askujt udhën s'kam për t'ia leshue!


Mëmëdheu


Mëmëdhe quhetë toka
ku më ka rënurë koka,
ku kam dashur mëm'e atë,
ku më njeh dhe gur' i thatë
ku kam pasurë shtëpinë,
ku kam njohur përëndinë,
stërgjyshët ku kanë qënë
dhe varret q'i kanë vënë,
ku jam rritur me thërrimë
ku kam folur gjuhën time,
ku kam fis e ku kam farë,
ku kam qeshur, ku kam qarë,
ku rroj me gas e me shpres,
ku kam dëshirë të vdes.



Për Shqipërinë

Ne Shqipëri u rrita
N'atë vend si drita

Ajo me hapi sytë
Ajo më ka dhënë drite

Me lindi, me rriti
Me qau e qeshi

Me mesoi e tregoi
Gjithmonë me ndihmoi

Papritur ngadalë
Gjithçka qe ish e bardhe

Ku vajti ?, ku shkoi?
Pse na hidheroi

E ndoqem ne vete
E bëtë te shkrete

Është e vërtetë
Betohem për jetë

Ndoqem bardhesine
Sollem erresine

Harruam historinë
Edhe lashtesine

U vrame e u preme
Gjakun e ndamë

Nderin e harruam
Besën e lame

Turpin e zi
E futem ne Shqipëri

Turp te na vi
O Shqiptari!

Shqiperis ju largova
Valle si e harrova

U ngrita dhe ika
Shkeputja afroi

Vuajtja me largoi
Trishtimi me trishtoi

Deshira me shtyu
Greqia me perpiu

Paraja dhe zilia
Ato qe te dyja

Me ndane me vellane
Dhe me babane

Me nënën me vonë
Me motren pergjithmone

Me shoket e shkrete
Me ndane për jetë

Me iku rinia
Me plaku vetmia

Valle c'po ndodh me mua
Të flas me nuk dua

Të harroj un dua
Harresa harroi mua

Kosova ne veri
Shqiponje e plagosur

Gjaku I rrodhi
Dhe s'kishte te sosur

E vrane, e prene
Shqipen e shkrete

Meshire nuk patën
Ta linin ne jetë

U ngrit vet Shqiponja
Me nuk duroi

Fluturoi e sulmoi
Lirine e fitoi

Ndihmuan dhe te tjerë
Nga një tjetër dere

Ta mbajmë mend
Kush qe ai vend?

Ti hapim ne sytë
Andej nga vjen drite

E fitoi me gjak
Dhe nuk ishte pak

Enver o Enver!
Ai bëri sa mundi

Nga fundi s'kuptoi
Dhe na vetmoi

Të kujtojmë c'ka ndodhi
Të mos përsëritet

Gabimet nuk falen
Kuptohen dhe ndalen

Ndalen pa pikuar
Atje te burimi

Burimi duhet gjete
Atje është shpëtimi

Ta gjejmë siç e gjeti
Gjergj Kastrioti

Ai ishte trimi
Edhe patrioti

Shumë shqipetare te tjerë
Burimin e gjene

Luftuan me pushke
Luftuan me penë

Luftuan e dhanë
Për Shqipëri

Ne je shqiptar
Lufto edhe ti

Burimi I mirë
Duhete gjete

Ta kërkojmë te gjithë
Ashtu siç dim vete

Buron atje
Mes malesh me bore

Është ne Shqipëri
E kemi ne dorë

Nuk është ne Greqi
As Itali

Është ne Krujë
Është ne Shqipëri

Është Atje
Është I varrosur

Ngrihu o Gjergj
Duhete'sh'groposur

O Zot te lutem
Ndihmo këtë toke

Jemi Shqipetare
Nuk kemi me lote

Na shteruan lotet
Nuk ka me kuptim

Europa veshtron
Kerkon bashkim

Bashkimi I Shqipërisë
Fillon ne Shqipëri

Fillon ai tek unë
Fillon ai tek ti

Bashkimi I shqipetareve
Është Amanet

Nga Gjergj Kastrioti
Kur ishte ne Jete

Bashkohuni o shqipetare
Behuni ju bashke

Siç kemi jetuar
Ne kohën e lashtë

Jemi Ilire
Jemi Albani

Jemi Kosovë
Jemi Shqipëri

Jemi Ilirian
Se harron Toka

Jemi Shqipetare
E di gjithë Bota

Kjo vjershe, këto vargje
Këtu nuk kan mbaruar

Kjo vjershe, këto vargje
Jetojne duke shkruar

Do shkruhen nga unë
Do shkruhen nga ti

Shkruaj o Shqipetar
Për Shqipëri

Shkruaj dhe ti
Ashtu siç di vete

Shkruaj o shqiptar
Ne je I vërtetë

Mere guximin
Shkruaj me lote

Shkruaj me shpirt
Shkruaj me dorë

Shkruaj për Shqipërinë
Shkruaj Historinë

Shkruaj te mirat
Edhe bardhesine

Historia jonë
Me kryet e saj lartë

Ta shkruajm ne leter
Ta shkruajm ne karte

Shkruaj për shqiperine
Edhe Shqiptarine

Këto vargje
Kurrë nuk shterojne

Ne vdeksha unë
Le të vazhdojnë

Të shkruaj, mendoj
Deshiren un dua

Nuk ndalem dot
E kame ne sua

E kam te ngulitur
E kam te skalitur

Jeton brenda meje
Nuk ka për te ikur

Do shkruaj për gjuhën
Dhe Historinë

Do shkruaj për Artin
Për Letersine

Po shkruaj unë Shqip
Ne këtë leter

Është Gjuha Jone
Dhe e askujt tjetër

S'është Latinish
Nuk është Greqisht

Është Gjuha Shqipe
Është Ilirisht

Është Histori
Është e vërtetë

Është e gjallë
Është ne jetë

Ngado qe te vete
Ngado qe te shkoj

Më duhet te shkruaj
Më duhet te shikoj

Të shkruaj Historinë
Më duhet te vazhdoj

Turqia mizore
Na vrau, na preu

Na ndryshoi Fene
Shpirtin dot s'na ktheu

Jemi shqipetare
Jemi bij Shqiponje

Jemi Iliriane
Jemi djem Kosovë

Jemi Arnaute
E ke then ti vete

Mos na prek me dorë
Le Shqiperin te qete

Greqia e lashtë
I vjen anes rrotull

Është dhelper dinake
Është atje ne strofull

Epirin e lashtë
Edhe Camerine

Të gjith bashke jetonim
Kishim ne shtepine

Është dhe Serbia
Nuk di shumë për te

Shkruaj o Kosovë
Ti e njeh atë

Është po ashtu
Edhe Maqedonia

Brenda nëpër te
Lulezon Shqipëria

Janë komshijte tanë
Veç një are na ndan

Duhet te gjejmë gjuhën
Lufta sjell veç luftën

Të mesojme te rrojme
Bashke te jetojme

Të ndertojme Ballkanin
Shtepine dhe vatanin

Amerika e largët
Emigrante kërkon

Shpirtin na trazon
Syte na I loton

Nuk është dhe Shqiperie
S'është dhe Ilirie

Është dhe Amerikë
Është dhe Gjermanie

Qajne nenat e mjera
Shpirti qan me lot

Djemte po I ikin
Dhe nuk kthehen dot

Qajne ne Shqipëri
Presin ne vetmi

Keq nuk po të vjen
O gurbet I zi

Jetoni o shqipetare
O njerëz te pa mposhtur

Punoni e fitoni
Nenat mos harroni

Mos qani o nëna
Djemte nuk ju harrojnë

Punojne e jetojne
Bashke me ju vajtojne

O vëllezër o shqipetare
Valle a me degjoni

Do bertas me fort
Mos te me harroni

Ju o shqipetare
Rrugeve te Europes

Ju kërkon Shqipëria
Gjaku, Dashuria

Atje është Liria
Edhe pasuria

Shqipetaret e tjerë
Qe kaq larg ju jeni

Shumë ne Amerikë
Ca s'dini nga veni

Nuk jan dokumenta
Jan loj llotarie

Nuk lozet Historia
Është gjak Shqipëria

Ti o Art Shqipetar
Ku ke vajt dhe futur

Ngriji kryet lart
Mos rri I keputur

O Humor Shqipetar
Preke dhe ti dritën

Me Jovan Bregun
Edhe Teto Riten

"nuk jam njeri unë
qe merrem me llafe"

merrem me vepra
merrem me fakte

"magazina" ime
është Shqipëria

është Atdheu im
është Dashuria

Nuk është Hollywood
Është Humor Shqiperie

Ai na bën te qeshim
Ashtu siç na ka hije

Me Koco Devolen
Dhe Cekja ne Liste

Parodistet e Vlorës
Harrova gabimisht

Humori Shkodran
Dhe ju artiste te tjerë

E dini vete kush jeni
Me ju qesh nga here

O Humor Shqipetar
Dhe ti I Kosoves

Ngrini kryet lart
Mos rrini te keputur


Bashkohuni bashke
Të qeshim te lumtur

Ti Muzikë Shqipetare
Lahuta e Malesise

Ti o Kenge Shqipetare
Shpirti I Laberise

Është kenge për se gjalli
Kendon Laberia

Kendon shpirti I Labit
Dridhet, qan femija

Jan Kenge Shqipetare
Kendohen dhe të reja

Nuk rrim dot pa to
Nga vallja, nga hareja

Të dëgjohet Shqipja
Zeri te bucasi

Vallja le të hidhet
Toka le të dridhet

Kendoni edhe ju
O vajzat simpatike

Kendoni bukurine
Me kenge romantike

Të kendojme te gjithë
Nga jemi nga s'jemi

Të degjoje Shqipëria
Kengen Dashuria

Të gjitha me radhe
Unë qe përmenda

Është Shpirti I Shqiptarit
Qe levon perbrenda

Dua un të flas
O Zot s'ndalem dot

Po qaj e po shkruaj
Jam ne dhe të huaj

Nuk flasë me shqipetare
Punoj me te tjerë

Me shohin, me veshtrojne
Dot nuk me kuptojnë

Nuk jan gjak Shqiperie
Jan këtu te lere

Janë Amerikane
Janë si dinë vete

Gjuha me trazohet
Shpirti turbullohet

Gjuhe tjetër flas
Shqipja tërheq pas

Do te mbijetoje
Jeten te ma shtoje

Është gjuhe e rrallë
E them me shum bindje

Ne shpirtin e saj
Kan kaluar dhimbje

Nuk është gjuhe, është lufte
Ajo lufton me penë

Lufton për Shqipërinë
Atje ka folene

Ti o Shtet Shqipetar
A po me lexon

Ato qe po shkruaj
A po I kupton

O Shtet Shqipetar, te lutem!
Ndihmo Shqipërinë

Ne Zot ju besoni
Bekimin kerkoni

Nuk është dhe I huaj
Është balta juaj

Vetë ne ju jeni
Ju kemi te na ndrini

Kujdes kur veproni
Gjakrat mos trazoni

Shpetim nga tranzicioni
Mallkuar korrupsioni

Forca policia
Pranga dhe qelia

Prove dhe me te bute
Behen dhe gabime

Me vonë e kuptojme
Dot nuk e ndryshojmë

Ndaloni hajdutin
Burgosni tradhetarin

Denoni armikun
Vdekje gjakatarit

Ti o Shtet Shqipetar
A po me degjon

Fjala qe po shkruhet
Përgjigje kërkon

Poshte prostitucioni
Droga, heroina

Rinia Shqipetare
Larg nga gremina

Syte nga politika
Nga Bota dhe Europa


Gjerat kanë ndryshuar
Shumë jan sterholluar

Armet nukleare
Nuk duhen harruar

Zerin tuaj ngrini
Të na dëgjoj Bota

Jemi Shqipetare
Flasim nga Europa

Unitet tregetia
Arsimi, Ekonomia

Transporti, dogana
Leku dhe Euroja

Dollari dhe nafta
Turizmi, biznesi

Unitet kërkojnë
Shqipëria te eci

Unitetin ne
Shqipërisë tja forcojmë

Të bashkuar ne
Shqipërinë ta ndertojme

Do shkruaj fjalët
Do shkruaj me penë

E bëj këtë
Për Memedhene

Nuk shkruaj luftoj
Me shpirtin sakatosur

Lufto o Shqipetar
Lufto dhe I plagosur

Do shkruaj unë fjalët
Qe nuk kanë te sosur

Gurbeti mua shpirtin
Sec ma ka vrerosur

Është mendimi im
E shkruaj ne leter

Jam Ilirian
Nuk behem dot tjetër

Nuk jam Grek unë
Nuk jam Italian

Nuk jam unë Gjerman
Nuk jam American

Kemi gjakun tonë
Nuk duam ne tjetër

Gjaku Ilirian
S'trazohet me tjetër

Kujdes globalizimin
Unitet me Kombin

Unitet me Gjakun
Unitet me Zotin

Unitet Shqipëria
Kisha dhe Xhamia

Feja e Shqipetarit
Është Shqiptaria

Vetëm një është Zoti
Një është Perendia

Dy kush e ka bërë
E bëri dy Turqia

Beso o shqiptar
Ndihmon Perendia

Beso ne besim
Besonte Skenderbeu

Feja e Shqipetarit
Është Memedheu

Unitet Besimi
Unitet me Zotin

Unitet Shqipetaret
Unitet me Kombin

Kjo vjershe këtu
Akoma s'ka mbaruar

Do shkruhet gjithë jetën
Ka për te jetuar

Nuk shterojne fjalët
Lotet po lotojne.
.
Është Gjaku I Shqiponjes .
Mbi leter po pikojne .. .

Poezi Per Haracin

 

SHQIPONJA E KOSHARES 

( Remzi Xhaferi - nga Haraçina )
 

Ne nje nate te virgjer,të nemur me fjalë !     
Vitet e nje jete,rendin ngadale.                        
Kujtimet krahethyer,ne muret e burgut,          

Pika e lotit,digjet ne jeten prej murgu.

Yjet e nje qielli me hënë te mplakur ;
Anës nje lumi me brigje te pergjakur,
Peshe e urretjes,nen thunder durimi,
Vjen si re e zezë,me rrufe deshperim !

Ditet vijne e rendin me stinët e motit,
Shiu i vjeshtes,si kristalet e lotit,
Vullnet i plagosur,si enderr trishtimi,
Agu sjell mëngjes,sjell shpresa lirimi !

Pas pesë vitesh e pas pesë plagesh,
Sërish nxeh zemra,me furi idealesh.
N'rrasë t'Koshares,ne rreze te Kosoves,
Remzi Xhaferi me krahe te Shqiponjes !

N'rrafsh te Dugagjinit vape e qershorit,
Ngritet në legjende,gjaku i deshmorit.
Plumbave te shkrepur kur u buzeqeshte liria,
Trimit t'Haraçines i ngritej lavdia,
 

 
        

 ( Abaz Beqirit - nga Haraçina )

Si shtatore te mbajtëm mbi duar,
Kur të nxorem nga betejë e shuar,
Me trup e shpirt i ngrirë si dëborë,
Yll'i pashuar - Ti dëshmor !

N'Gazi Babë i rëndë grusht i huaj,
Apo kalë i Trojës aty u shkarkua,
Nëpër gjak e kufoma zvarrë,
Me plagë të përflakuara n'zjarr !?

Shokët ishin te lodhur,por s'bëzanë,
Nuk thanë gjë,por në vete të qanë.
Prore të gjallë t'percollëm mbi duar,
Shtator i vdekur,me gjak t'pashuar !

Kur rrëshqiste prej duarve në varr,
Dielli u shua dhe më s'kish zjarr !
Prej qiellit u shkëput yll'e dritë,
Gjaku yt na solli ditë.

Shokët u gëzuam,po nuk thanë fjalë,
Abaz Beqiri,linde prapë i gjallë.
Dy pikë lot në syt'e tharë qëndruan,
N'flamur,t'pavdekshmit u shënderruan.

 

( Muzafer Agushit - nga Haraçina )


Flamur gjak'ne bjeshkët e mia,
Kush e sjell gurjufirin nga Shqiperia?
Vetë Muzafer Agushi, ushtrisë po i prin,
N'malet e Karadakut e kërkon lirinë.

Kush për Sylë Hotlën po merr hak?
Pyet djepi i tij, Karadaku plak,
Janë këta djemtë,gjaku i Bajram Currit,
Që ngrejnë kalanë dhe vendosin gurin.

Ai që është pishtar mban dhe prushin,
Dalin presin zanat,Muzafer Agushin.
N'malet e Lubotenit trimat lëshojnë kushtrimin,
Pranë flamurit ylli po bën betimin.

Janë këta djemtë,gjaku i Bajram Currit,
Që ngrejnë kalanë dhe vendosin gurin.

 
     

 ( Ismet Latifi - nga Haraçina)


Shkëmbi e dheu, ku shkrihen tok!
Aty m' u ngroh gjoksin me barot.
Dhe kudo këmba ime që shkel.
Pranverë lirie, lule maji del.

Fusha e kumanovës njomet me gjak Trimërike.
Uçk- së dëshmorët i kanë hije.
N' këmbë Ismeti si Ismet Jashari.
S'e lë t'i amaneti legjendarit.

Nga Haraçina sod u ngjita malit.
Këtu më thiri, gjaku i Ismet Jasharit.
Dhe lirinë me shokë e kërkoj.
Ballë për ballë në mateç po luftoj!

 
 

 

( Agim Nebiut - nga Haraçina )

Një djalë trim nga Haraçina.
Shndrit në zemër, sikur vetëtima.
Si feniks shkon përmbi retë.
Dhe sulet mbi armikun si shigjetë.

Dhe mbi male flaka ndez strallin.
Jonuz vitinë kush po e ngre nga varri?
N' grikë të topit, kush po shkon si shigjetë?
Vetë Agim Nebiu, trimi me fletë.

për mby vetull merr një mijë fishekë.
Plumbi e mardja dot s'e vret!
Dhe armikun e kapën tmerri!
është ky drangua apo ështe njëri.

Dhe feniksi u vra e u pre.
Ai ngritet prapë përmbi dhe
Dhe nuk vritet por qëndron n'elegji,
Bëhet amanet, bëhet liri.
 

    

 ( Avdi Mustafës - nga Haraçina )


Vjen e bëhet shkëmb i kodrinës.
Gurkala i kështjellës së Haraçinës.
Dhe si merret gjaku i atdheut.
Na e mësoi shpirti i skenderbeut.

Liria kurrë nuk vjen vetë.
Dhe nga qielli ajo nuk zbret.
As dhuratë  kush s 'ta jepë.
Duhet luftë. të lindë si dielli.

Vjen e ngjitet kraterit të vullkanit.
Avdiu, Gurkala i sllupçanit.
Dhe si merret gjaku i atdheut.
Na e mësoi shpirti i skenderbeut. 

 

 

        

 ( Mirsad Abdulit - nga Haraçina )


Nga istikomet e lëshon krismën trimi.
Frika në palcë, armikun e zë trishtimi.
Dhe nuk dihet a është bir kushtrimi.
Apo vetë Tanusha, Mirsad Abduli.

Kala e Tetovës pyet radushën.
ç' janë ato krisma. që dridhin Tanushën!?
Dhe vallë dot atë nuk e përkulin.
As Tanushën e shkupit as Mirsad Abdulin.

Nënëmadhja pyet e si pyetë.
është ai gjoks i të birit vetë.
Apo është ndonjë fortesë me gurë?
Mburojë e Haraçinës, t'shembet s'e len kurrë.

Në trupin e vrarë, jetë e re pulson.
Gjaku i tij, një epope ndriçon.
është dimër acar apo Qershor.
Në dekada e shekuj ky do të jetojë!
 

     

 ( Zijadin Zymberit - nga Haraçina )


Lamtumirë Universitet i Tetovës.
Thatë trimi nga Goshinca e kumanovës.
E nderon dëshmorin Muzafer Xhaferin,
Studenti vetë, Zejadin Zymberi.

N' kala të Haraçinës bëhet qëndresë.
S' bashku me Uçk-në e madhe fortesë.
Nëpër istikamë, pushka krahun tund.
Trimërinë s 'det forcë që ia mund!

Trimëri e djelmoshave dridh e shkund dheun.
Njëmijë kalorës sikur me skënderbeun !
Gjënimet dridhin tokën e arbërisë,
Nga lindja shfaqen rrezet e lirisë!

Djeg  baroti, si vapa Qershorit!
Prush e zjarr, shuan gjaku i Dëshmorit.
Aurorë mbi kështjellën në Haraçinë.
Rënia e tij e ndryshon historinë.



RRUGA PËR JANINË
RRUGA PËR JANINË

Mora rrugën për Janinë o
Të takova me pleqërinë o
Vetëm me arabaxhinë o
kërkoje shkronjat e humbura
Sikur të ecim në Veri
Të mbaj krahun
Bagazh malli robëri
Mora rrugën për Janinë o
Shetitë çamarinë o
Me arabaxhinë o
Kërkuam unë e rruga jotë o
Fjalët e ndyra në mote o


nga Flora Brovina


Rruges ec menja se ku m'shkon
Rruges ec menja se ku m'shkon
kujtoj tironen syu m'loton
kalun shum vite ne mergim
m'ka mor molli per qytetin tim.

me pa tironen sa bukur lun
me tifozat me shku n'stadium
me gerthit forca tirona jon
sa t'kem jet kjo zemer s't'harron.

s'harron historin e lavdishme
jeta pa tiron s'qeka e hijshme
tiron te du me gjith shpirt
jeta ne kurbet mu merzit.

dita kur t'kthehemi ne atdhe
dit mo t'bukur s'ka per ne
rrojm t'hum, rrojm gjith shpres
du me pa tironen para se t'vdes




Hallall Gjini Qe T' Dha Nana

Ne Kosove Zbardhi Dita E Re
Ti Spo Gezon Liri Me Ne
A't Kan Vra A Djeg A Pre
Athua Gjall Tka Fut Ne Dhe
O Djali Nanes O.

Hajde Djal E Diten E Gezum E
Me ?ua N'kam Shpi'n E Rrenume
Me Pertri Kosoven E Vjeter
Me'm Gzua Mua, ?e Skam Djal Tjeter
Oj Biri Nanes O.

Boll Kerkova Une Shikreta
Vorri'n Tant Askun Se Gjeta
Prita Djal Se Kthehesh Gjal
En U?K Me Shqipen Ne Ball
Oj Trimi Nanes O.

Kurr Sho Shqipe't Ne Hava
Malli Yt O Ka Mem Rra
Kurr E Sho Kosoven E Lir
Jam Krenar Per Ty O Bir
O Shpirti Nanes O.

Bji Kosov, Djal Gjaku Jo't
Dot Shkelqejn Per Jet E Mot
Me Flamuri Ninishana
Hallall Gjini ?e't Dha Nana
O Trimi Shqipes O.





Hymni i AKSH-s?

N?p?r bor? e n?p?r shi,
Nuk na ndal armik stuhi.

Do t'luftojm deri n'fitore,

P?r Shqiptarin? madh?shtore.



Jemi trima luft?tar?,

p?r liri jet?n me dhan?.

Do t'luftojm me barbar?,

AKSH-n? e kemi n'ball?.



N?p?r bor? e n?p?r shi,

P?r liri e p?r Shqip?ri.

ve? p?rpara do marshojm,

Trojet tona ti bashkojm.



Jemi trima shqipe mali,

Prin? n? ball? Adem Jashari.

Do t'b?jm? luft? heroike,

P?r Shqip?rin ton? etnike.




Trimat e Tetov?s!

N? Tetov? kur krisi pushka
shenja e par q? nisi lufta,
p?r me mbrojtur ato shpia
u ?un n'kam krejt Rinia.
Atje lart n? Male t'Sharrit
zuri vend pushka e Ushtarit,
si b?n drit dielli e h?na
Guximtar naj b?ri n?na.
Tetovar he patriota
ju livdon e gjith Bota,
Rini trima k?shtu si jeni
guxim zemre gjithmon t? keni.
Gjaku jon ju b?ft drit Diellit
fluturoft shqipja Qiellit,
?sht? shqipja me dy krena
n? Flamur na q? e kena.
nuk ?sht? shqipe p?r s? koti
naj ka l?n Gjergj Kastrioti,
Q? n? Vlor naj pru prej Mali
plaku trim Ismail Qemali.
Jemi trima si t? par?t
si Sk?nderbeu e krejt Shqiptar?t,
duam Kombin dhe ruajm Bes?n
s'mundet kush me naj mar shpres?n.
Azem Galica i tha Shot?s
i japim shpresa t? gjith bot?s,
se lirin do ta fitojm
por D?shmor?t kurr si harrojm.
Jan D?shmor n? kto votra
ku me lot i priti motra,
ku naj lan nuset e reja
e luftuan n?p?r beteja.
Sot lirin kemi fitua
D?shmor?t trima pa harrua,
kemi t'bij?t si drit qielli
sikur lulen q? rrit dielli.


UÇK


Jam i biri i Galic?s
Jam banori i Re?ic?s
Po luftoj un? p?r liri
P?r Flamurin kuq e zi.

Sa e mira ?sht? Tetova
P?r t? qen n? trojet tona
Sa me vullnet ri n?Atdhe
N? at vend un ku kam le.

Jam Ushtar n? Ushtri
Po luftoj me Rini
Jam n?Re?ic p?r me luftu
Dhe Tetov?n me ?liru.

Oj Tetov? me plot shqiptar?
Po lufton ti ball p?r ball
Ball? p?r ball? me maqedon
Krejt Tetov?n e ?liron.



Ilirida


po pyet shkau shoket e ty
qka na timon ki mali sharrit
i thot njeri e kan ndez fehmit?
e kthehet tjetri ndoshta nga moti (nxet?sija)

Ju afrua nji plak me plisin e bardh?
dhe ju tha jan? xixa prrushi ...
qe nuk shyjen kur?!!! qe nga koha e e Ilirides
e kena nga stergjishet ton amanet ....
qe ne keto vende te jetoj? cdoher drejtsia
dhe Pavarsia qe femija t? gezohet me nan? e bab?
ne vendlindjen e ty.

E kur ato shkilen tymon aije mali i zi
va ben ne dyje se sesht? diqka mir?!!!
nese s?do mirni asgje per ket
do tju mbise era e barrutit qe e
e shperndan RINIA si erra ne kater an ....
te tokes BALLKANIKE ....
OJ ILIRIDE OJ TPUTHSHA NZEMER
ISHIN FJALET E PLAKUT ME PLIS TE BARDH.



Shqipëri, e Shtrenjta Nënë!
Shqipëri, e Shtrenjta Nënë!
Shqipëri, e shtrenjta nënë,
Ty me zemër të adhuroj.
E bleruar nga çdo anë,
me gjithë shpirt unë të çmoj.

Të bekuar të kam Ty,
Zoti Ty të ka ndriçuar,
sa kam dorë e sa kam sy,
do të jem i lumturuar.

Luadh paqeje e gëzimi,
të fal natyra bukuri.
Bujaria e gjithë njerëzimit,
të ka vend për besnikëri.

Dhe në qofsha në dhe të huaj,
dhe në qofsha në varfëri,
në udhë larg nëse vuaj,
Shpresë më fal, nënë Shqipëri!


Gjuha Shqipe

Gjuhen shqipe qe Zoti na fali
pse sot vete e humbe shqiptari
Gjuha Shqipe shume e lashte,
nga Perëndia e kem durate

Te paret tanë e deshën sa jetën
pse sot prindërit verbojnë veten
mbi gjitha luftërat ti qëndrove
gjitheher u ruajte dhe u çmove

Gjuhe e shenjte shekullore
shqiptarin ti e bashkove
edhe ne luftëra shekullore
shqiptaria te çmoj prore.

Edhe pse sot jem n'mergim
mos te kalojmë ne asimilim
te bejem përpjekjeje ne çdo ane
mos ta humbim gjuhen ame.

Gjuhe qe te mbrojti Gjergj Kastrioti
Je me e forte se baroti
Je me e bukur si pranvera
te mbrojti kombi e te mbrojti feja

Për ty u filju ai Gjergj trimi
Për ty shkroi bukur i madhe Naimi
te gjithë te mbrojtën pa as një çmim
Kështu dëshmoje , At Gjergj Fishta trim.

Shume poet dhe shkrimtare
te kanë trasua rruge te mbare
amanet qe na la i pari
do te mbroje çdo gjake shqiptari.


Shqiptari dhe vdekja

Shqiptari dhe vdekja

Mbi vuajtje ngritet, mbi gjëmën e mordjes,
dhe kur e pandeh të vdekur përjetësisht,
pa themjan të priftit, pa lutje të hoxhës
Ai ngritet nga hiri, qëndron vertikalisht.

 

Vetullngrysur, si bjeshka hijerëndë,
hedh dy hapa, përtej vdekjes shkon,
qivurin e hekurt e shkel me dy këmbë,
Vallë ç'ironi, dhe zotin e mohon

Se Pari Ju
Pershendesim
Perzemersisht Ju
faliminderit
qe keni vizituar
Site-in tone
Ju Mungojn Deshirat
Dhe Doni Ti Ralizoni
Atehere Vizito
Web Site
Big-Power.page.tl
Nese Ka Diqka
Nuk Shkon
Pse Nguron
Dergo E-Mail
thug_freestyle
@hotmail.com
Nese Ka Diqka
Qe Mungon Ketu
Pse Priton
Dergo Email
thug_freestyle
@hotmail.com
Lidhjet:

phpnuke.eu
· krenar.be
Tirana-Al.com
· prishtina-top
· KosovaLindore.Com
· vushtrria.se
· dashuria.eu
· drenica.eu
· dashuria.nl
· dashuria.biz
· udashurova.ch
· studioalbania.com
· dashuria.be
· drenica.info
· zemra.de
· tiranachat.net
· postribe.com
· radiojuniku.info
· juniku.eu
· prishtina.nl
· zerishqiptar.com
· kpn.at
· bmscomputers.nl
· atmaxha.com
· korenica.de
· liveradio.be
· drenica.biz
· albaradio.ch
· drenica.be
· dizhoni.com
· Zbavitu.ch
· Edonisa.ch
· Nikollashtejn.org
· albasite.com
· chat-shqip.com
· albavizo.com
Today, there have been 3 visitors (20 hits) on this page!
Web Site By Big-Power This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free